image Musliu i reagon Sveçlës: Nuk është detyrë e ministrit me shku me shpërnda bukë

Politikë

Musliu i reagon Sveçlës: Nuk është detyrë e ministrit me shku me shpërnda bukë

news image

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka darkuar mbrëmë bashkë me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë në Bërnjak, ku ka njoftuar se këtë shërbim janë angazhuar shumë restorante në Prishtinë, por edhe shumë familje mitrovicase, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka thënë se nuk është detyrë e Sveçlës “të shpërndajë bukë”.

Ajo më tej ka thënë se në këtë mënyrë ministri Sveçla po ua rrezikon jetën policëve.

Postimi i plotë:

Tregoni dikush Sveçles qe nuk është punë e Ministrit me shku me shpërnda bukë. Ai po i rrezikon edhe policinë duke shku me ba “sevapë” me Polic për një grusht vota. Mos ban filma, merr vendime!

Posted by Ganimete Musliu on Saturday, December 17, 2022

/GazetaSinjali/