image Sveçla premton se do të zgjidhë statusin juridik të zjarrfikësve - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Sveçla premton se do të zgjidhë statusin juridik të zjarrfikësve

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka premtuar se ministria që ai udhëheq do t’ua përmbush kërkesat zjarrfikësve, raporton Gazeta Sinjali.

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Sveçla premtoi se përveç përmirësimit të kushteve, do të zgjidhet edhe statusi juridik i tyre.

“Ne jemi të vetëdijshëm se përveç punës sfiduese, zjarrfikësit ballafaqohen edhe me probleme të mëdha të cilat e kërkojnë dhe do ta kenë ndihmën tonë. Përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Ai premtoi se do të angazhohet maksimalisht që zjarrfikësit të trajtohen me dinjitet, ashtu siç thotë se ata e kryejnë çdo ditë punën e tyre.

Përmes një komunikate për media, Shoqata e Zjarrfikësve ka kërkuar dje nga krerët e institucioneve qendrore dhe atyre lokale, që t’i vizitojnë ata në vendin e tyre të punës dhe të shohin kushtet jonormale në të cilat punojnë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin