image Sveçla përgjigjet për akuzat rreth kasafortave: I dorëzova të mbyllura, po bëjnë fushatë kundër meje

Politikë

Sveçla përgjigjet për akuzat rreth kasafortave: I dorëzova të mbyllura, po bëjnë fushatë kundër meje

news image

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij se kinse e ka lënë të hapur kasafortën me dokumente konfidenciale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sveçla thotë se kjo është vetëm një fushatë kundër tij dhe se po vazhdon, anipse tani ai nuk është më në qeveri. Madje, Sveçla thotë se pasi u shkarkua nga Albin Kurti, Agim Veliu nuk ia kishte dorëzuar atij detyrën e as çelësat e këtyre kasafortave.

Kur i kanë hapur, Sveçla thotë se të dy kasafortat kanë qenë të zbrazuara.

“Agim Veliu nuk m’i ka dorëzu çelësat. Janë gjetë në një nga dollapët, e njërën e ka hap kompania që mirret me to, të dyja ishin të zbrazura”, tha ai.

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm thotë se nuk ka pasur kohë të merret me këtë rast më tutje, pasi që thotë se ka qenë kohë e emergjencave shtetërore.

Dëshmitarë për këtë, Sveçla thotë se është shefi kabinetit, njëri nga këshilltarët dhe sekretarja e MPB-së./Gazeta Sinjali/