image Sveçla për sulmin në Stamboll: Lutemi që të jetë rasti i fundit që trondit turqit dhe të gjithë ne

Siguri

Sveçla për sulmin në Stamboll: Lutemi që të jetë rasti i fundit që trondit turqit dhe të gjithë ne

news image

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmit në Stamboll, ku gjashtë persona humbën jetën dhe u lënduan 53 të tjerë.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, u lut që ky të jetë rasti i fundit që trondit botën.

“Me keqardhje sot morëm lajmin e një shpërthimi në Stamboll nga i cili humbën jetën 6 qytetarë e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/