image Sveçla: Për aksionin e targave kanë qenë të njoftuar partnerët ndërkombëtarë

Sveçla: Për aksionin e targave kanë qenë të njoftuar partnerët ndërkombëtarë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka folur për vendimin e Qeverisë për reciprocitet ndaj Serbisë për targat e automjeteve, raporton Gazeta Sinjali.

Sveçla ka thënë se automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë targat e përkohshme mund t’i marrin në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Ai ka thënë që për këtë vendim kanë qenë të njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

 “Edhe për këtë rast ata kanë qenë të njoftuar. Mos të harrojmë se edhe zëvendëskryeministri Bislimi me 9 shtator në konferencë për media e ka paralajmëruar këtë veprim dhe tashmë është e ditur se me 15 shtator marrëveshja ka skaduar”, deklaroi Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos i bllokojnë rrugët, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Iu bëjë ftesë të gjithë qytetarëve të Kosovës të mos bllokojnë rrugët. Qarkullimi është e drejtë e çdo qytetari dhe ata mund të dëmtojnë vetën dhe bashkëvendësit e tyre me këtë bllokim të rrugëve”.

/GazetaSinjali/