image Sveçla niset për në Kroaci pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar - Sinjali

Sveçla niset për në Kroaci pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të gjithë të vdekurit janë nga Kosova dhe ishin pasagjerë në këtë autobus.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka njoftuar se ende nuk ka konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit.

Tutje ai ka shtuar se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është nisur për në Kroaci, njëkohësisht ai ka njoftuar se edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb është nisur për në vend të ngjarjes.

“Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb”, ka shkruar ai.

“Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka shtuar Kurti.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dhjetë nga të lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.

Viktimat janë nxjerrë nga autobusi nga zjarrfikësit.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Slovenski Brod, në të cilin nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: