image Sveçla: Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin tragjik në Kroaci

Sociale

Sveçla: Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin tragjik në Kroaci

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se trupat e 10 viktimave të aksidentit të djeshëm do të nisen nesër në mbrëmje.

Sot janë realizuar 5 autopsi dhe nesër pritet të realizohen edhe 5 të tjera dhe kjo bëhet sipas ligjeve të Kroacisë dhe në momentin që kryhen do të jemi të gatshëm dhe kjo besoj që mund të ndodhë nesër në mbrëmje dhe pastaj është çështje e udhëtimit deri sa të mbërrijnë në Kosovë”, tha Sveçla në RTV Dukagjini.

Ai po ashtu tha se edhe personat që kanë shpëtuar nga aksidenti i autobusit nga Kosova do të mund të nisen nesër në orët e vona.

Jemi të angazhuar që të bëjmë  kthimin e qytetarëve që kanë shpëtuar dhe janë liruar nga spitali dhe një pjesë e tyre që do të lirohen nesër dhe mendoj se do të mund të nisen nesër në orët e vona të mbrëmjes”, tha ministri Sveçla.

Sveçla shtoi se nuk ka pasur komunikim me ngasësin e autobusit./Gazeta Sinjali/