Sot me 1 qershor Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka treguar se ju është bashkuar fëmijëve tifozë, disa të ekipeve të Federatës së Basketbollit e disa të ekipeve të Policisë së Kosovës dhe bashkë e ndanë trofeun për ekipin fitues. raporton Gazeta Sinjali.
Sveçla shtoi se po angazhohet në ofrimin e një ambienti të qetë e të sigurt për fëmijët tanë.
“Me të gjithë mekanizmat tanë po angazhohemi që fëmijët të arsimohen në ambient të sigurt, të mos diskriminohen, të mos jenë viktima të trafikimit e të jetojnë pa brenga, siç e meritojnë”, shkruan ai.
“Me kënaqësinë më të madhe sot ju bashkova fëmijëve tifozë, disa të ekipeve të Federatës së Basketbollit e disa të ekipeve të Policisë së Kosovës dhe bashkë e ndamë trofeun për ekipin fitues.
Si institucione të Republikës së Kosovës, përveç që angazhohemi në ofrimin e një ambienti të qetë e të sigurt për fëmijët tanë, e kemi obligim të ofrojmë shembujt më të mirë për ta.
Me të gjithë mekanizmat tanë po angazhohemi që fëmijët të arsimohen në ambient të sigurt, të mos diskriminohen, të mos jenë viktima të trafikimit e të jetojnë pa brenga, siç e meritojnë. Fëmijëve që pa fajin e tyre janë gjendur në luftëra ju kemi ofruar strehim e mirëqenie si të gjithë fëmijëve të tjerë duke shpresuar që fatin e tyre nuk do ta përjetojnë fëmijët tjerë.
Do të angazhohemi të lehtësojmë rrugën që fëmijët do e ecin drejt ëndrrave të tyre, do të përpiqemi maksimalisht t’i eliminojmë të gjitha sfidat që jeta e tyre të jetë e lehtë dhe e bukur.
Gëzuar 1 Qershorin, e ardhmja e ndritur e vendit tonë!”, ka thënë Sveçla.