image Sveçla: Janë gjetur armë edhe brenda objekteve të Manastirit të Banjskës

Siguri

Sveçla: Janë gjetur armë edhe brenda objekteve të Manastirit të Banjskës

news image

Një ditë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku prezantoi një arsenal të madh armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara gjatë aksionit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje rreth pajisjeve që janë gjetur në fshatit Banjskë, i cili edhe e konfirmoi informatën se brenda objekteve të manastiri të Banjskës janë gjetur disa armë.

Ai tha se këto armë janë automatike dhe raketahedhës që dyshohet se janë përdorur nga personat e armatosur për sulme terroriste kundër Policisë së Kosovës.

Se janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës tha edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

 “Pajisje dhe gjësende po vazhdojnë të gjenden sot, brenda fshatit, brenda objekteve të manastirit të Banjskës por edhe në kodrat përreth Banjskës” , ka thënë Sveçla.

Kujtojmë se, sot gjatë ditës Manastiri i Deçanit në një reagim në profilin e tyre në platformën “X” ku pretendonin se s’janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës, por vetëm në automjetet e braktisura përreth. Teksa, pak pas këtij reagimi, postimi është fshirë nga faqja e tyre.

/GazetaSinjali/