image Sveçla: Janë angazhuar 30 pjesëtarë të Policisë dhe FSK-së për gjetjen e tre kosovarëve që ranë në lumin Lepenc

Rajon

Sveçla: Janë angazhuar 30 pjesëtarë të Policisë dhe FSK-së për gjetjen e tre kosovarëve që ranë në lumin Lepenc

news image

Katër anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova ishin duke u kthyer nga Shkupi drejt Prishtinës, kur fatkeqësisht, në rrugën Shkup – Bllacë u aksidentuan dhe ranë në rrjedhën e lumit Lepenc. Njëri prej tyre është shpëtuar, teksa po vazhdojnë kërkimet për tre të tjerët, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në reagimin e tij në “Facebook” tha se pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

Sveçla po ashtu njoftoi se në kërkim të tre kosovarëve të familjes Pacolli, aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët sipas ministrit janë në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, shtoi Sveçla.

/GazetaSinjali/