Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk përton të mburret për aksionet dhe arrestimet e suksesshme të Policisë së Kosovës. Ai edhe sonte shkroi një status në Facebook për arrestimin e disa personave të dyshuar për fajde, në disa komuna te Kosovës. Mirëpo, ministri ‘mbylli sytë’ dhe nuk reagoi për arrestimin e dy zyrtarëve të MPB-së e MPJD-së, të dyshuar për ryshfet, shkruan Gazeta Sinjali.
Sveçla pak më parë pas aksioneve të Policisë kundër fajdeve shkroi se fajdeja dhe haraçi do të zhduken në Kosovë. Por, Sveçla nuk ka bërë ende asnjë koment për arrestimet e djeshme të zyrtarëve të MPB-së dhe MPJD-së.
Siç duket për ministrin Sveçla arrestimi i personave që janë pjesë e institucioneve të Kosovës nuk përbëjnë material mburrjeje.
Madje as në rastet kur bëhet fjalë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Marrje ryshfeti” dhe “Pranim ryshfeti. /Gazeta Sinjali/