Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është prononcuar për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e cila u mbajt pas zhvillimeve të fundit në vend, ku gjatë ditës së djeshme forcat serbe kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë në veri, raporton Gazeta Sinjali.
Sveçla ka theksuar se Beogradi mori një hap të turpshëm duke kidnapuar tre zyrtarët policorë kosovarë, dhe kjo ndodhi sipas planit të planifikuar nga njësiti anti-terror, i bërë në komunën e Leposaviqit.
I pyetur se sa është e sigurt vija kufitare mes dy vendeve dhe si është e mundur të ndodhte ai kidnapim, ai tha:
“Gatishmëria në radhët e Policisë është rritur, duhet të jemi të qartë se ekziston një vijë e gjatë që ndan dy shtetet. Po bëjmë maksimumin me kapacitetet që kemi të sigurojmë që vija kufitare të mbetet e paprekur. Pas këtij rasti, gatishmëria është në nivel shumë më të lartë dhe do t’i pergjigjemi çfaredo lloj sfide”, u shpreh Sveçla.