Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është treguar e suksesshme në veri të vendit, siç ka thënë pas një kohe të gjatë. Ai ka premtuar më shumë luftë kundër shkelësve të ligjit.
Ai ka deklaruar se numri i rasteve të pazbardhura është minimal, përfshirë edhe pjesë e veriut të vendit.
Në 24-vjetorin e themelimit të këtij Policisë së Kosovës, Sveçla ka folur profesionalizmin e tyre.
“Është mirë që policia e Kosovës pas një kohe të gjatë është jashtëzakonisht e suksesshme në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës kjo tashmë është evidente. Unë jam i bindur që puna e policisë nuk do të ndalet me kaq. Është fal edhe profesionalizmit të njësiteve të cilat ne i vizituam. Numri i rasteve të pa zbuluara është minimale përfshirë edhe atë pjesë të Republikës sonë. Herë do kur do e unë jam i bindur që shumë shpejt secili do të jap llogari për shkeljet, për krimet që ka bërë e që bënë në cilin do cep të Kosovës”, tha ai.
Sveçla, tha se anëtarësimi i PK në Interpol është duke u bërë për shkak të pengesave politike.
“Për sa i takon aftësive të PK-së patjetër që jo vetëm se PK do të ishte pjesë e Interpolit por do të ishte një ndër policit më të mira në Interpol, ashtu siç është policia më e mirë në rajon. Është çështje pengesave politike për të cilat ne të gjithë jemi dëshmitarë, unë jam i bindur që me një mobilizim të duhur të të gjithë akterëv në këtë fushë ne do të arrijmë edhe këtë sukses ashtu edhe siç u bëmë pjesë apo dërguam përfaqësuesin tonë në Europol”, tha ai.
Sveçla ka folur edhe për besueshmërinë që e ka ky institucion te qytetarët.
“Policia e Kosovës është institucioni me besueshmërinë më të madhe në shoqërinë tonë. Kjo edhe nuk është e rastësishme falë punës së jashtëzakonshme të çdo zyrtari policor, fal përgatitjes së tyre profesionale dhe pajisjeve të cilat ata me profesionalizëm i përdorin në të mirë të qytetarit në përforcim të rendit dhe ligjit. Gjithmonë duke pasur në fokus barazinë e qytetarëve, duke pasur në fokus të drejtat e tyre dhe ushtrimin e këtyre detyrave të tyre ta bëjnë në një vizion të përgjithshëm në të mirë të të gjithë shoqërisë”, tha ai.
Sveçla nuk ka treguar kohën se kur do të plotësohen kërkesat e PK-së. Ai tha se përmirësimet po vërehen në Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës është një institucion themelor, ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet që jo vetëm policia e Kosovës të ketë mbështetje e duhur qoftë nga Qeveria qoftë edhe nga institucionet e tjera. Ka përmirësime edhe po shihen përmirësime në pajisje, në mjete në logjistiken e tyre të përgjithshme. Ka përmirësime edhe në të ardhura, por patjetër se ka hapësire për të bërë më shumë. Unë jam i bindur që do t’i tejkalojmë të gjitha”, tha ai./eo/