image Sveçla finalizon marrëveshjet me EUROPOL, ja çka i mundësohet Kosovës

Siguri

Sveçla finalizon marrëveshjet me EUROPOL, ja çka i mundësohet Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka finalizuar nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, shkruan Sinjali.

Përmes këtyre marrëveshjeve, Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërkombëtar është tejet i rëndësishëm në përpjekjet tona për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sot, finalizuam nënshkrimin e marrëveshjeve me EUROPOL, me Drejtoreshën Ekzekutive Znj. Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurtë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in.

Këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurtë të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian.

Marrëveshjet e nënshkruara janë dëshmi e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, ndërsa angazhimi ynë i përbashkët në shtimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim policor ndërkombëtar, do të vazhdoj me dinamikë të lartë.

/GazetaSinjali/