image Sveçla: Është e qartë se ky akt kriminal u bë për hakmarrje, nuk do të ndalemi as zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë

Politikë

Sveçla: Është e qartë se ky akt kriminal u bë për hakmarrje, nuk do të ndalemi as zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është prononcuar për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e cila u mbajt pas zhvillimeve të fundit në vend, ku gjatë ditës së djeshme forcat serbe kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë në veri, raporton Gazeta Sinjali.

Sveçla ka theksuar se Beogradi mori një hap të turpshëm duke kidnapuar tre zyrtarët policorë kosovarë, dhe kjo ndodhi sipas planit të planifikuar anti-terror, i bërë në komunën e Leposaviqit.

Sveçla ka thënë se është e qartë se ky akt kriminal është bërë për hakmarrje.

“Për ne dhe gjithë botën demokratike kjo është e papranueshme, ky akt kriminal duhet të ndëshkohet ashpërsisht nga ndërkombëtarët, pasi sipas tij, kjo shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë.

“Ritheksoj se nuk ndalëmi as zmbramsemi në kërkim të drejtësisë, kushtetutshtmërisë dhë ligjshmërisë në vend. Do të veprojmë sipas ligjit dhë principeve të demokracisë, dhe çdokush që shkel ligjin do të përballet më procedura ligjore.

/GazetaSinjali/