Në konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar sa i përket situatës në veri.
Sveçla ka thënë se vendimi për t’u pajisur është duke u zbatuar në të gjitha pikat dhe qendrat, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai foli edhe për ngjarjen që ka ndodhur në Zubin Potok duke deklaruar se “Sot nga një akt kriminal me elemente terroriste është djegur qendra e regjistrimit në Zubin Potok, si dhe dy bomba dore u hodhën në Zveçan”.
Ai theksoi se Departamenti i Krimeve të Rënda, janë duke e hetuar rastin dhe presin rezultate të shpejta.
Tutje, ai tregoi se dy rrugët që çojnë në Bërnjak e Jarinje janë të bllokuara dhe në to janë duke marrë pjesë një numër i vogël i qytetarëve që banojnë atje.
“Kemi dëshmi të presioneve të ndryshme nga strukturat paralele ilegale e instruksione nga Serbia qe t’u bëjnë presion qytetarëve tanë të marrin pjesë në protesta. Këto iniciativa janë duke dështuar”, tha ministri.
Për fund ai shtoi se “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe me të gjitha kapacitetet tona do të garantojmë rend, ligj dhe siguri”.