image Sveçla deklarohet për bazën policore në Bërnjak

Siguri

Sveçla deklarohet për bazën policore në Bërnjak

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjak.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po angazhohen për të përmirësuar kushtet e zyrtarëve policorë në mënyrë që të rritet efikasiteti i punës.

“Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata”, shkruan Sveçla.

Tutje, ai shkruan se “Në kuadër të kësaj, për shkak të kushteve jo të mira, Policia e Kosovës sot ka dërguar kontejnerë dhe pajisje logjistike të cilat do tu shërbejnë zyrtarëve policor në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre”.

“Angazhimi ynë i përbashkët dhe i përditshëm ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, shkruan ai.

Në lidhje me këtë Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar katër zyrtarë policorë të policisë kufitare.

/GazetaSinjali/