Gazeta Sinjali ka mësuar se është suspenduar zyrtari policor Albert Kuqi, i cili shty e rrëzoi përtokë Faik Fazliun.
Albert Kuqi dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi sipas Policisë, kishte kanosur një zyrtar policor, transmeton Gazeta Sinjali.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.