image Suspendohet polici që e përgjaku 19 vjeçarin në Mitrovicë

Siguri

Suspendohet polici që e përgjaku 19 vjeçarin në Mitrovicë

news image

Një 19 vjeçar me iniciale Sh.B është përgjakur në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh se zyrtari policor është suspenduar nga puna.

Këto burime gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë nisur edhe hetimet kundër tij për përdorim joproporcional të forcës.

Supendimi i tij është bërë me rekomandim të Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/