image Suspendohet nga puna polici në Gjakovë për posedim të substancave narkotike

Kosovë

Ekskluzive/ Suspendohet nga puna polici në Gjakovë për posedim të substancave narkotike

news image

P. L. (emër i njohur për redaksinë), zyrtar policor në Stacionin e Policisë në Gjakovë, është suspenduar nga puna dje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burime të sigurta, polici i suspenduar është i dyshuar për posedim të paautorizuar të substacave narkotike.

Suspendimi i zyrtarit policor është bërë me vendim të drejtorit Rajonal të Policisë, Lumni Graishtës.

Me kodin e ri penal, nenit 267, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge pa autorizim, dënohet me gjobë dhe burgim prej 2 deri në 8 vjet.

Ky është një rast tjetër i suspendimit të zyrtarëve policorë në Gjakovë muajve të fundit, pas supsendimit të komandantit të Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë vartësit e tij, pasi kishin ushtruar dhunë brutale të pashembullt ndaj një të prangosuri në stacionin policor, duke e sjellë atë deri në prag të agonisë, përmes përdorimit të dhunës në shkallën e torturës çnjerëzore. /Gazeta Sinjali/