image Suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj pasi komentoi zhvillimet politike

Kosovë

Suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj pasi komentoi zhvillimet politike

news image

Komandanti i stacionit policor në Skenderaj, Bastri Durmishi, është suspenduar nga puna pasi kishte komentuar zhvillimet e fundit politike në Facebook.

Suspendimin tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Zyrtari policor i apostrofuar nga ana e juaj, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-së në fuqi, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, tha Kelani.

Suspendimi i Durmishit erdhi pasi që i njëjti kishte bërë një postim në Facebook duke komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ndërkaq, nuk është suspendimi i parë që po bëhet në Policinë e Kosovës për shkak të postimeve kryesisht me përmbajtje politike, që po bëjnë zyrtarët policorë.

Para dy ditësh u suspendua nga puna edhe Fisnik Mullaku, bashkëshorti i ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millakut, pasi mbështeti thirrjen që “të digjet me benzinë Thaçi, Mustafa dhe e gjithë LDK-ja, të udhëheqë vetëm Kurti”./ Gazeta Sinjali/