image Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

Shëndetësi

Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

news image

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, në një konferencë për media ka treguar se është suspenduar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Ky vendim është marrë në mbledhjen konstituive të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, të emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Gexha njoftoi se me shumica votash, Bujar Kaquri është zgjedhur ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Që në mbledhjen e radhës do të emërojmë komitetit e auditimit të brendshëm drejt ngritjes së nivelit të funksionit të auditimit të brendshëm në këtë institucion dhe krahas kësaj do të kërkojmë raporte të hollësishme. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si bord, kthim të ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies e Fondit për Sigurime Shëndetësore, shmangie të nepotizmit ee konfliktit të interesit në ushtrim të detyrave, auditim gjithpërfshirës e bashkëpunim me organet e rendit”, tha Gexha në konferencën për media. 

/GazetaSinjali/