image Dafina i bashkohet protestës për dhunimin e 11-vjeçares, fton edhe burrat

Bota e Yjeve

Dafina i bashkohet protestës për dhunimin e 11-vjeçares, fton edhe burrat

news image

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka bërë të ditur se do të marr pjesë në protestën për dhunimin e 11-vjeçares, që do të mbahet më 31 gusht në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ajo përmes një postimi në Instagram, përveç kolegeve ka ftuar edhe burrat.

“Ju që i thuni vetes feminista, ju që keni nana, motra, vajza. Shihemi të mërkurën”, ka shkruar ajo.

Kosova u trondit pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona, katër prej të cilëve janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i pesti është në kërkim.

/GazetaSinjali/