image Suspendimi i policit Amir Hoxha, avokati dorëzon kallëzim penal

Drejtësi

Suspendimi i policit Amir Hoxha, avokati dorëzon kallëzim penal

news image

Një status në Facebook i kushtoi me suspendim nga puna, zyrtarit policor të rajonit të Prishtinës, Amir Hoxhës. Suspendimi erdhi pasi i njëjti kishte publikuar në Facebook një postim ku kërkonte pagesat e shujtave për zyrtarët policorë. Për këtë vendim, avokati i tij, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj përgjegjësve në drejtorinë e Policisë së Kosovës.

Përmes këtij kallëzimi penal, avokati Gent Gjini tha se po kërkojnë kthimin e Amirit në vendin e tij të punës.

“Ne sot po dorëzojmë këtu përkatësisht në Pallatin e Drejtësisë një kallëzim penal dhe një padi civile, e cila ka të bëjë me zyrtarin policor i cili kohë më parë ka postuar një postim në ‘Facebook’ dhe ka qenë thjeshtë një mendim i lirë pa fyer, pa e dhënë kometacion politik diçka, pa anuar dhe pa e prish imazhin e policisë ai i njëjti është suspenduar. Ka qenë një suspendim prej tre ditëve, por ai suspendim fatkeqësisht është bërë tani për afat të pacaktuar. Ne më këtë padi civile që do ta parashtrojmë do tentojmë që Amiri ta kthejmë në vend të punës, të kompensohet dhe policia t’i korigjojnë gabimet që i ka bërë”.

“Kallëzimi penal do të bëhet për personat përgjegjës në drejtorinë e Policisë së Kosovës sepse inflacionet konteciale nëpërmjet shtetit kroat dhe të Kosovës kanë qenë në rrugë zyrtare dhe në kanale zyrtare, tani këto inflacione të publikohen ne rrjetet socialë  të linçohet publikisht Amir Hoxha për ne është e papranueshme sepse ka qenë një fushatë me qëllime dhe prapavijë tendencioze që për ne është e papranueshme dhe me këtë kallëzim penal personat që e kanë bërë këtë do të marrin përgjegjësinë e duhur penale”, tha ai.

/GazetaSinjali/