image IPK del me sqarim për suspendimin e policit Amir Hoxha

Siguri

IPK del me sqarim për suspendimin e policit Amir Hoxha

news image

Zyrtari policor, Amir Hoxha, ka thënë se është suspenduar për tri ditë nga puna. Sipas tij, ky suspendim është bërë për shkak të një postimi në Facebook, ku ai është ankuar për mospagesën e shujtave për policët dhe ka kritikuar deputetët për shpenzimet e karburanteve, shkruan Sinjali.

Mirëpo Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një njoftimi, ka thënë se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës“, thuhet në njoftim.

Sqarim nga Inspektorati Policor i Kosovës

Prishtinë/Hajvali, 05 shkurt 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor  në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës .

Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat  penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj.

Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale.

/GazetaSinjali/