image “Surprizë” – Boris Johnson shkon në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn

Botë

“Surprizë” – Boris Johnson shkon në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka udhëtuar drejt Kievit ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Ukrainës në Britani, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

Foto e dyshes është përcjellë me mbishkrimin “Surprizë”.

Udhëheqësit e huaj kanë nisur të udhëtojnë në Ukrainë për të ofruar mbështetjen e tyre.

Kancelari austriak, Karl Nehammer dhe presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen, kanë qenë në vend këtë fundjavë.

/GazetaSinjali/