image Superliga rikthehet në mesjavë me përballje interesante

Basketboll

Superliga rikthehet në mesjavë me përballje interesante

news image

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në elitën e basketbollit kosovar.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe skuadrës së fundit në renditje, Dritës. Therandasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse gjilanasit kanë 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Takim më i barabartë shihet mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. “Vreshtarët” kanë dy fitore dhe nëntë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore dhe pesë humbje. Sfida pritet të jetë e barabartë, duke marrë parasysh se të dy skuadrat do të hyjnë vetëm për fitore.

Përballja e fundit zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe që kanë pasur rivalitet mes tyre ndërmjet veti në vitet e fundit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Prizreni 16-Peja do të llogaritet rezultati i arritur në Ligën Unike.

Art Motion Superliga – Java 12

Të mërkurën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Drita
19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

Të enjten takohen:
19:00 Trepça – Bashkimi
Prizreni 16 – Peja (Rezultati i Ligës Unike) /Gazeta Sinjali Sporti/