image Superliga rikthehet në fundjavë me ndryshim të orarit

Futboll

Superliga rikthehet në fundjavë me ndryshim të orarit

news image

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet gjatë fundjavës më ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tretë.

Spikasin ndeshje si Malisheva – Drita dhe Drenica – Prishtina, gjithashtu interesant pritet të jetë edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

Tashmë ka ndryshuar edhe termini i ndeshjeve pasi që deri më tani janë luajtur nga ora 17:00.

Nga xhiroja e tretë, ndeshjet e Superligës do startojnë në ora 16:00, kurse ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit do luhet nga ora 15:00.

Më poshtë i gjeni edhe njëherë ndeshjet e xhiros së tretë:

E shtunë, 11/09/2021

Malisheva – Drita 16:00

Ballkani – Ulpiana 16:00

Drenica – Prishtina 16:00

E diel, 12/09/2021

Gjilani – Dukagjini 15:00

Llapi – Feronikeli 16:00 /Gazeta Sinjali Sporti/