Superliga e Kosovës në futboll rikthehet gjatë fundjavës më ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tretë.
Spikasin ndeshje si Malisheva – Drita dhe Drenica – Prishtina, gjithashtu interesant pritet të jetë edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Tashmë ka ndryshuar edhe termini i ndeshjeve pasi që deri më tani janë luajtur nga ora 17:00.
Nga xhiroja e tretë, ndeshjet e Superligës do startojnë në ora 16:00, kurse ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit do luhet nga ora 15:00.
Më poshtë i gjeni edhe njëherë ndeshjet e xhiros së tretë:
E shtunë, 11/09/2021
Malisheva – Drita 16:00
Ballkani – Ulpiana 16:00
Drenica – Prishtina 16:00
E diel, 12/09/2021
Gjilani – Dukagjini 15:00
Llapi – Feronikeli 16:00 /Gazeta Sinjali Sporti/