Sport/ Superliga në basketboll – derbi i javës luhet në Prishtinë

news image

Takimi kryesor i xhiros së dhjetë i Superligës së Kosovës në basketboll, do të zhvillohet të shtunën në mes të Sigal Prishtinës dhe Rahovecit.

Skuadra e Rahovecit është lider me shtatë fitore dhe një humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje.

Ballafaqimi i të dyja skuadrave do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të dhurojë spektakël për tifozës e basketbollit.

Dueli hapës i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Golden Eagle Ylli, sfidë që zhvillohet në Therandë. Feronikeli ka tre fitore dhe pesë humbje, kurse Ylli katër fitore dhe tre humbje.

Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizreni që zhvillohet të dielën, me dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe katër humbje.

Takimi i fundit i kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Bashkimit. Lipjanasit kanë tetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Bashkimi ka gjashtë fitore dhe dy humbje.


Shpërndaje artikullin