image Superliga e Kosovës me dy takime në program

Futboll

Superliga e Kosovës me dy takime në program

news image

Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me dy takime interesante, shkruan Sinjali Sport.

Elita e futbollit kosovar filloi sezonin e ri (2021/22) në këtë fundjavë.

Dje (e shtune) u zhvilluan tri ndeshje, ku kishte rezultate befasuese.

Kampioni i Kupës dhe Superkupës, Llapi, u ndal me barazim nga skuadra e promovuar në ligë, Ulpiana, me rezultat 1-1.

Nënkampioni i sezonit të kaluar, Drita, fitoi me përmbysje ndaj Feronikeli, me rezultat 2-1, fal dy golave të Ardit Tahirit si zëvendësues.

Rezultat i papritur ishte edhe ai në mes Drenicës dhe Gjilanit, që u përmbyll me rezultat 1-1, edhe pse skuadra e Munishit është një nga më të përforcuarat.

Pas përballjeve të djeshme, sot luhen dy ballafaqime.

Kampioni në fuqi i Superligës, Prishtina, luan në udhëtim te e inkuadruara në ligë, Malisheva.

Skuadër tjetër e promovuar në Superligë, Dukagjini, i shkon Ballkanit, në xhiron e parë.

Dy takimet nisin në ora 17:00. /GazetaSinjaliSporti/