image Superliga e Kosovës fillon sot me një ndeshje në Gjilan

Basketboll

Superliga e Kosovës fillon sot me një ndeshje në Gjilan

news image

Sot nis edicioni i ri (2020/2021) në elitën e basketbollit kosovar.

Pas afër katër muajsh pushim nga Superliga, sot rikthehen në aksion ekipet e basketbollit në Kosovë.

Tetë skuadra të përforcuara nisin edicionin e ri me objektivat e tyre, ndërsa shumë skuadra pritet të luftojnë për titullin kampion.

Ndeshja hapëse zhvillohet mes Dritës dhe Prishtinës sonte nga ora 19:00.

Nesër luhen dy përballje interesante fillimisht nga ora 17:00 Trepça e pret në shtëpi Golden Eagle Yllin, ndërsa në ora 19:00 Prizreni 16 ndeshet me Rahovecin.

Ndeshja e fundit në program për xhiron e parë është ajo mes Pejës dhe Bashkimit që zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Kampion në fuqi është Golden Eagle Ylli që mposhti në finale Pejën edicionin e kaluar. /Gazeta Sinjali Sporti/