image Superliga e Basketbollit vjen me dy përballje "të nxehta"

Basketboll

Superliga e Basketbollit vjen me dy përballje “të nxehta”

news image

E diela është e rezervuar për skuadrat rivale në basketbollin e Kosovës. Trepça do të ballafaqohet me Bashkimin.

Mitrovicasit janë në formë shumë të mirë dhe këtë formë të mirë do të mundohen ta vazhdojnë edhe përballë prizrenasve, që në dy xhirot e fundit pësuan humbje nga Ponte Prizreni dhe Sigal Prishtina.

Trepça ka tetë fitore dhe 13 humbje, derisa Bashkimi 10 fitore dhe 11 humbje.

Përballja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy rivalëve të vjetër.

Bardhekaltrit pësuan nga Vëllaznimi, por fituan ndaj Bashkimit, kurse pejanët hyjnë me ndryshime, ku së fundi si trajner është angazhuar ish-trajneri i prishtinasve, Dragan Radoviq.

Prishtinasit kanë shtatë fitore dhe 14 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe nëntë humbje.

E diel

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina – Peja./Gazeta Sinjali Sporti/