image Superkupa e Italisë mund të ndërrojë lokacionin

Futboll

Superkupa e Italisë mund të ndërrojë lokacionin

news image

Superkupa e Italisë mund të zhvendoset dhe të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” më 5 janar ndërmjet Interit dhe Juventusit.

Kjo ndeshje në të kaluarën shënonte hapjen e sezonit të ri garues ku ballafaqohen fituesi i Scudettos dhe ai i Kupës së Italisë, por në vitet e fundit, për shkak të orarit shumë të ngjeshur me ndeshje, ajo është shtyrë.

Serie A ka një kontratë për të luajtur të paktën një nga këto ndeshje të Superkupës në Arabinë Saudite, por pati një mosmarrëveshje rreth planifikimit të kohës dhe vendit se ku duhet të zhvillohet.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, është vendosur që ndeshja do të luhet tani në “Giuseppe Meazza” në datën 5 janar 2022.

Nëse konfirmohet, atëherë Juventusi do të duhet gjithashtu të riplanifikojë ndeshjen e tyre në Serinë A me Napolin, e cila është caktuar për 6 janar. E njëjta gjë vlen edhe për takimin e Interit me Bolongan. /Gazeta Sinjali Sporti/