Sot (e enjte) është dita e tretë e “Oso Termosistem Final 8” në Kupën e Kosovës, ku do të zhvillohen ndeshje shumë interesante.
Ndeshja e parë është ndërmjet Vëllaznimit dhe AS Prishtinës në finale e Kupës së Ligës së Parë.
Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës është ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Sfida pritet të jetë shumë interesante, me të dy skuadrat që e duan trofeun e Kupës. Bashkimi eliminoi Feronikelin, kurse Ylli mundi Sigal Prishtinën në çerekfinale.
Sfida e dytë gjysmëfinale është ndërmjet Rahovecit dhe Pejës. Vendasit shpresojnë se do të arrijnë të kualifikohen në finale, derisa pejanët me përforcimet e shumta në pranverë, ka ambicie të mëdha, e njëra ndër to edhe fitimi i Kupës.