image Superministri që në fund të mandatit i bën “çirak” komunat me para të qytetarëve

Kosovë

Qeveria në largim/ Superministri që në fund të mandatit i bën “çirak” komunat me para të qytetarëve

news image

Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi po i shfrytëzon në maksimum ditët e mbetura në krye të këtij dikasteri për t`i shpërndarë paratë e buxhetit të shtetit për projekte komunale.

Ai po tregohet solidarë dhe zemërgjerë me kryetarët e komunave duke u ndarë atyre mjete duke lidhur memorandume bashkëpunimi.

Në vazhdën e kësaj, ministri Matoshi ka takuar sot në takime të ndara dy kryetarë komunash të cilëve ua ka zotuar hiç më pak se mbi gjysë milioni euro, përkatësisht 520 mijë euro.

Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, të parit, kryetarit të komunës së Ferizajit, Agim Aliut, ministri Matoshi ia zotoi 400 mijë euro për ndërtimin e një projekti memorial komunal ndërsa të dytit, kryetarit të Shtimes, Naim Ismajlit 120 mijë euro për “Rregullimin e parkut – sheshit të qytetit në Shtime‘’.

Ministri Fatmir Matoshi dhe Agim Aliu, kryetar i Komunës së Ferizajit
Ministri Fatmir Matoshi dhe Naim Ismajli, kryetar i komunës së Shtimes

Tërë këtë veprim dorëlirë me para të taksapaguesve kosovarë, ministri i AKR-së, Fatmir Matoshi po e bën në emër të siç thuhet prioriteteve të tij për përkrahjen e komunave.

Ndarja e këtyre mjeteve po ndodhë në kohën kur qeveria e Kosovës është në largim dhe kur pritet të bëhet transferi i pushteteve në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. /Gazeta Sinjali/