image Super lajm për KB Pejën, Dardan Berisha rikthehet në stërvitje

Basketboll

Super lajm për KB Pejën, Dardan Berisha rikthehet në stërvitje

news image

Skuadra e basketbollit, KB Peja ka marrë një lajm të mirë.

Kjo pasi që super basketbollisti i tyre, Dardan Berisha është rikthyer në stërvitje me skuadrën, shkruan Sinjali Sport.

Po ashtu, skuadra pejane njoftoi se Berisha me shumë gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

Ky lajm i mirë për pejanët erdhi pas shumë spekulimesh se Berisha mund të largohet nga klubi i tyre.

/Sinjali Sport/