Një recetë shumë e shijshme dhe që përgatitet shpejt është receta e supës së pulës me arra.
Kjo recetë përgatitet për 45 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për gjashtë persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 1 pulë (e prerë në copa), lëng pule (i pulës që do ziejmë), 40 gr gjalpë, 80 gr arra, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle uthull, 2 lugë gjelle miell, kripë dhe piper i kuq.
Përgatitja: Lajeni pulën dhe priteni në copa. Vëreni të ziejë me kripë dhe piper dhe ruani lëngun për supën. Në një tenxhere të thellë skuqni miellin me gjalpë, derisa të marrë ngjyrë dhe me pas shuajeni me lëngun e pulës duke e përzierë që të mos krijohen kokrriza. Në një tas përzieni arrat me 2 thelpinj hudhër dhe shtojani supës. Lëreni lëngun të ziejë për 3-4 minuta derisa të trashet. Ndërkohë futni në furrë sa të marrin ngjyrë copat e pulës.
Pasi supa të ketë zierë, në një tigan skuqni për 1 minutë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq. Kur të jetë tretur shtojani këtë përgatitje supës.
Shërbejeni supën të ngrohtë të shoqëruar me një copë pulë dhe me uthull./Gazeta Sinjali/