COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Recetë/ Pulë e mbushur – receta e duhur për drekën e së dielës

news image

Pulë e mbushur është receta e duhur për drekën e ditës së diele.

Kjo recetë përgatitet për 45 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 1 pulë (mesatare), 30 gr gështenja (të pjekura),30 gr arra (të grira), 1 shegë, 30 gr rrush i thatë, 30 gr misër, rozmarinë, 40 gr gjalpë, 100 ml verë dhe kripë.

Përgatitja: Një pulë mesatare e pastroni mirë dhe i jepni një valë. Më pastaj e hiqni dhe e vendosni të ftohet. Ndërkohë përgatisni mbushjen me gështenja, arra, shegë, karota, rrush të thatë, misër dhe rozmarinë. Mbusheni mirë pulën dhe hidhini sipër 100 ml verë, 40 gr gjalpë.
E vëni në letër alumini dhe e vendosni në furrë për 30 minuta në 180 gradë celsius./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin