Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak thotë se qeveria do të bëjë “çfarëdo që të duhet” për të mbajtur komunitetin hebre të sigurt, pas një rritje të incidenteve antisemitike në Britaninë e Madhe .
Sunak tha se ishte i mërzitur të mendonte se britaniko-hebrenjtë janë të shqetësuar në shtetin ku jetojnë.
Sunak tha gjithashtu se kishte folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe konfirmoi se më shumë se 100 qytetarë britanikë ishin larguar nga Gaza përmes vendkalimit Rafah ditët e fundit, shkruan BBC.