Sulmuesi ka qenë me ‘Topçinjtë’ që nga viti 2017.
Alexandre Lacazette do të mbarojë kontratën e tij me Arsenalin në fund të sezonit dhe sulmuesi francez thotë se ka qenë “në diskutime me shumë klube” përpara verës, transmeton Sinjali Sport.
Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka qenë me ‘Topçinjtë’ që nga viti 2017, ka qenë i lirë të flasë me ekipe jashtë Anglisë që nga janari.
Ai thotë se e ka shfrytëzuar maksimalisht këtë mundësi pasi mendon të largohet nga Emirates Stadium pas pesë sezonesh.
Mikel Arteta ka deklaruar rregullisht se ai synon të diskutojë situatën e kontratës së Lacazette kur të përfundojë sezoni 2021-22.
Mund të jetë tepër vonë deri atëherë për të bindur sulmuesin me përvojë të qëndrojë ndërsa ai vazhdon të mendojë për opsionet e tij.
Lacazette i tha Canal Plus situatës së tij: “Jam në diskutime me shumë klube. Unë jam i hapur.”
Një klub me të cilin Lacazette vazhdon të jetë shumë i lidhur është skuadra e Ligue 1, Lyon.
Ai hyri në akademinë e tyre dhe shënoi 129 gola në 275 paraqitje, përpara se Arsene Wenger ta joshte atë në Londrën veriore.
“Nuk i kam ndërprerë kurrë kontaktet me Lyonin që kur jam larguar”, tha Lacazette, i cili ka marrë shiritin e kapitenit te Arsenal që kur Pierre-Emerick Aubameyang u transferua në Barcelonë.
“Përpiqem të kthehem në klub një ose dy herë në vit për të parë stafin mjekësor sepse jemi shumë afër. Lyon e di që unë jam i lirë, ata kanë informacionin tim.
“Është pak më e komplikuar [nëse ata dështojnë të kualifikohen për në Evropë]. Unë dua të luaj në Evropë, ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam luajtur në Champions League, më mungon”, ka deklaruar francezi.
Lyon aktualisht është i teti në tabelën e Ligue 1, shtatë pikë larg nga Rennes i vendit të tretë me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura.