image Arteta ngurron të flasë për të ardhmen e Lacazettes

Futboll

Arteta ngurron të flasë për të ardhmen e Lacazettes

news image

Mikel Arteta po ngurron të diskutojë të ardhmen e Alexandre Lacazette në Arsenal, marrëveshja e të cilit skadon në verën e vitit 2022.

Lacazette, i cili ka qenë në Emirates Stadium që nga viti 2017, ka mundësi të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit aktual.

Moszgjatja e marrëveshjes së Lacazettes ka ndezur spekulime që ai mund të shitet në janar.

I pyetur sërish për situatën e kontratës së Lacazette përpara ndeshjes në Premier Ligë me Liverpool të shtunën, Arteta u tha gazetarëve: “Ka kaq shumë fjalë.

“Ajo që mund të them është se jam shumë i kënaqur me atë që Laca po bën për momentin dhe kam thënë se nuk do të flasim për asgjë deri në fund të sezonit.”

/Gazeta Sinjali Sporti/