image Sulmuan policin në Pejë, arrestohen dy persona

Siguri

Sulmuan policin në Pejë, arrestohen dy persona

news image

Të shtunën në mbrëmje janë arrestuar dy persona pasi sulmuan dhe kanosën një zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ku thuhet se rasti ka ndodhur në Pejë, rreth orës 22:59.

Sipas tyre, të dyshuarit kanë qenë në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/