Të shtunën në mbrëmje janë arrestuar dy persona pasi sulmuan dhe kanosën një zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ku thuhet se rasti ka ndodhur në Pejë, rreth orës 22:59.
Sipas tyre, të dyshuarit kanë qenë në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.