image Sulmuan policët me shufra hekuri, njëri nga të dyshuarit plagoset me armë zjarri nga policia në Fushë Kosovë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

41299

Të shëruar

26453

Të vdekur

1062

Sulmuan policët me shufra hekuri, njëri nga të dyshuarit plagoset me armë zjarri nga policia në Fushë Kosovë

news image

Një person është plagosur pasi që bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar policët e Fushë Kosovës me shufra hekuri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, njëri nga ta është plagosur nga policët.

Sipas tij, e gjitha nisi për shkak të parkimit të një veture e cila i përkiste njërit nga të dyshuarit, të cilën policët kishin shkuar për ta larguar nga aty.

Personat e dyshuar kishin qenë në restorant, afër të cilit kishte qenë e parkuar vetura dhe kishin dalë nga aty për të sulmuar zyrtarët policorë me shufra hekuri.

Në këtë rast, policët ishin detyruar të përdorin armët e zjarrit, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Sipas sinjalizuesit, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë lidhur me këtë rast dhe është duke pritur një konfirmim nga ana e tyre./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin