image Sulmuan personelin shëndetësor, Gjykata në Prizren cakton masën e paraburgimit ndaj 3 personave

Kosovë

Sulmuan personelin shëndetësor, Gjykata në Prizren cakton masën e paraburgimit ndaj 3 personave

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve V.M., D.M., dhe E.M, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë sulmuar një person zyrtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve V.M., D.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me parag 1  dhe lidhur me  nenin. 31  të kodit  nr. 06/L-074 i KPRK-së“, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Tutje, gjykata ka njoftuar se, masa e paraburgimit ndaj të pandehurve do të llogaritet prej datës 19.12.2020 deri me datën 18.01.2020.

Gjyqtarja e  procedurës paraprake– Arjeta Gashi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve i’ u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 19.12.2020 deri me datën 18.01.2020”, thuhet në komunikatë.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve V.M., D.M., dhe E.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore  për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprave penale.

Ndryshe, Gazeta Sinjali të dielën më datë: 20.12.2020, raportoi për një përleshje në Emergjencën e Prizrenit në mes shtatë personave ku katër prej tyre ishin nga personeli mjekësor.

Sipas burimeve të Gazetës, njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren.

Kështu sipas tij, stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja ku më pas ka eskaluar në përleshje.

Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit./Gazeta Sinjali/