image Përleshje masive në Emergjencën e Prizrenit, 4 nga ta janë personel mjekësor

Siguri

Përleshje masive në Emergjencën e Prizrenit, 4 nga ta janë personel mjekësor

news image

Ka ndodhur një përleshje në Emergjencën e Prizrenit në mes shtatë personave ku katër prej tyre ishin nga personeli mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 ndërsa e tërë kjo është konfirmuar për Sinjalin nga burimet brenda Policisë për rajonin e Prizrenit.

Por si shkoi ngjarja deri te përleshja?

Sipas të njëjtave burime, njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren.

Kështu sipas tij, stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur fjalosja ku më pas ka eskaluar në përleshje.

Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar edhe stafi mjekësor edhe të dyshuarit.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu rastin në fjalë për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit.

/Gazeta Sinjali/