4 persona në Vushtrri përfunduan nën pranga të Policisë pasi i sulmuan dy të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Bivolak” të Vushtrrisë, rreth orës 15:45.
Po ashtu, burimet kanë treguar se 4 persona, të gjithë meshkuj, kanë sulmuar dy të tjerë në oborrin e tyre të shtëpisë me shkop druri.
Policia ka konfiskuar dy shkop druri. /Gazeta Sinjali/