Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një femër në Prishtinë.
Policia njofton se viktima ka pranuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra nga sulmi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore”, njofton policia.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/