Një person në Istog ka përfunduar në prangat e policisë për shkak të një sulmi në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Policia bënë të ditur se i dyshuari kishte sulmuar fizikisht gjyshen e tij.
Siç njofton policia, viktima nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor.
Në lidhje me këtë rast, të dyshuarit që sulmoi gjyshen e tij, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 19:40 në Istog. /GazetaSinjali/